Kristijan Vulaj – hero i fitores së Deçiqit

Futbollisti Kristijan Vulaj është në formën më të mirë dhe sot ia siguroi fitoren me rezultat minimal 1:0 Deçiqit nga Tuzi, një fitore që ka domethënie të madhe. 

Deçiqi si vendas triumfoi me rezultat 1:0 kundër OFK Titogradit, në kuadër të javës së 26-të.  

Tre pikë të mëdha dhe që ia përforcojnë edhe më shumë vendin e dytë, sidomos pas barazimit 1:1 të Sutjeskës së Nikshiqit. 
Vulaj shënoi në minutën e 81-të për fitoren e madhe.

Deçiq është në vend të dytë me 44 pikë dhe ka katër më shumë se Sutjeska një vend më poshtë.  

Vulaj është i treti në listë të shënuesve em 10 gola apo ka tre me pak se Markoviq i Sutjeskës, që udhëheq kreun e shënuesve. 

Kampionati i Malit të Zi
Zeta-OFK Petrovac 1:1
Jezero-Budiçnosti 1:2
Rudari-Iskra 0:0
Sutjeska-Podgorica 1:1
Deçiq-OFK Titorgradi 1:0

Tabela 
1. Buducnost    26    21    3    2    48:18    66
2. Deçiq    26    11    11    4    33:20    44
3. Sutjeska    26    10    10    6    39:28    40
4. Rudari    26    11    4    11    30:35    37
5. Iskra    26    8    10    8    22:23    34    
6. Podgorica    26    9    7    10    28:26    34
7. Zeta    26    9    6    11    23:27    32
8. Jezero    25    7    5    13    15:23    26
9. OFK Titograd    25    5    6    14    17:38    21
10. OFK Petrovac    26    3    8    15    20:37    17
Me 3 prill takohen: Buduçnosti-Zeta, Podgorica-Rudari, Iskra-Jezero, OFK Petrovac-Deçiq dhe OFK Titogradi-Sutjeska.