Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Osmani takohet me zv.kryeministrin e Malit të Zi, Abazoviq

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalya, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këtë e bëri të ditur kryediplomati Osmani nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në rrjetet sociale.

“Dy vendet kanë orientim të qartë gjeopolitik, anëtarë të NATO-s. Mbështetje të fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, partnerë kredibil të BE-së të harmonizuar 100 për qind me PBJS (politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë) dhe të bashkuar e vendosur në qëllimin tonë, anëtarësimin e plotë në BE”, shkroi ai.

Forumi Diplomatik në Antalya do të mbahet nga data 11 deri më 13 mars.