Hajro Hajdari, Ulqin
Çështjet etnike, kur bëhët fjalë për identitetin dhe integrimin e kombësive e sidomos kur bëhët fjalë për marëdhëniet ndëretnike, janë çështje shumë të ndjeshme.Posaçërisht ndjesia e marëdhënieve etnike është e shprehur në shtetet e Ballkanit ku çështjet etnike dhe marëdhëniet ndëretnike pothuajse në vazhdimësi e kanë rënduar dhe po e rëndojnë jetën shoqërore dhe ate politike.
Në këtë aspekt çështja shqiptare, edhe pse populli më i vjetër në Ballkan, paraqet një ndër çështjet më të rëndësishme të kësaj natyre, sidomos në Mal të Zi, ku dominon kombësia sllavendërsa shqiptarët autekton janë enti më e vogël. Në rastin kur etnia më e madh mbizotëron mbi etninë më të vogël, në këtë rast shqiptarët, ata asnjëherë nuk kanë qenë faktor i destabilitetit në Mal të Zi. Përkundrazi, ata e kanë ndihmuar stabilitetin e Malit të Zi. Shqiptarët votuan pro pavarësisë së Malit të Zi dhe besuan se, në bazë të parimeve demokratike si kombësi e veçantë në Malin e Zi të pavarur, do t’u mundësohet realizimi i të drejtave të tyre kombëtare më shpejt dhe në një nivel më të lartë se deri atëherë. Problemet themelore të shqiptarëve në Mal të Zi janë identifikuar në Planin e veprimit për strategjinë e zhvillimit të politikave të popujve pakicë (2019-2023), por sa ato zbatohen në praktikën e përditshme të jetës shoqërore-politike është çështje tjetër.
Në bazë të hulumtimit të kryer nga Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njjeriut (CEDEM) në vitin 2019, të drejtat e shqiptarëve si popull pakicë në Mal të Zi, janë respektuar në përqindje si vijon:
Përdorimii gjuhës | Organizpolitik | Arsimimi në bazëtë specifiteteve | E drejtae shprehjessë lirë | Luftakundër diskrimetnik | Barazianëpunësim | Trajtimi nga org.shtetërore | Paraqitjanëmedia | Mbrojtja e kultures dhe specifiteteve | Mesatarja |
37,9 | 41,4 | 39,4 | 45,8 | 38,1 | 32,9 | 37,6 | 42,5 | 41.8 | 39,1 |
Në bazë të njejtit hulumtim të drejtat e pakicës romëve janë respektuar në masën 41,4%, të myslimanëve 74,2% ndërsa boshnjakëve 64,8%. Pra, shqiptarët gjenden në shkallën më të ulët të respektimit të të drejtave të popujve pakicë në Mal të Zi, apo në një distancë etnike shumë të pavolitshme. Distanca etnike, në të vërtetë paraqet dëshirueshmërinë e vendosjes së marëdhënieve të caktuara me grupe të caktuara etnike.
Për të vërejtur distancën etnike të popullit shumicë në Mal të Zi, pra të malazezëve, ndaj shqiptarëve, si pas burimeve të përmendura po përmendi vetëm disa marëdhënie nga jeta e përditshme të cilat përcaktojnë distancën etnike ndaj shqiptarëve.
Të jetojnë në një shtet | Të ketë shqiptarin kojshi | Të ketë shqiptarin bashkëpunëtor në punë | Të ketë shqiptarin udhëheqës në punë | Shqiptari t’i edukojë fëmijët | Të shoqërohet dhe të vizitohet me shqiptarët | Shqiptari të ketë pozitë udhëheqëse shtetërore | Të jetë me shqiptarë në farefisni të largët | Të jetë me shqiptarë në farefisni të afërt | Mesatarja |
21,7 | 29,5 | 26,9 | 33,7 | 39,0 | 35,6 | 46,8 | 62,3 | 80,5 | 41,8 |
Nga rezultatet e paraqitura kuptojmë se distanca etnike e malazezëve ndaj shqiptarëve është në nivel shumë të lartë. Është shqetësuese, përveç të tjerave, mosdëshira e malazezëve që një shqiptar ta ketë udhëheqës në punë e sidomos që një shqiptar të ketë pozitë udhëheqëse shtetërore (46,8%). Kjo distancë është edhe më e thellë në marëdhënien e popullit serb në Mal të Zi ndaj shqiptarëve. 84% të popullsisë serbe në Mal të Zi nuk dëshirojnë që shqiptari të ketë pozitë udhëheqëse shtetërore. Nga ana tjetër vetëm 2,2 % e shqiptarëve nuk dëshirojnë të jetojnë në të njëjtin shtet me malazezët apo vetëm 5,9% nuk dëshirojnë që bashkëpunëtor në punë të kenë malazezin.
Pse është kështu!?
Në kohërat më të hershme, në një nivel më të ulët të zhvillimit ekonomik dhe kulturor ishte e pranishme dukuria e luftimit të pranisë së të huajve, sepse ata tjerët (të ardhurit)perceptoheshin si qenie jo të pastra, prania e të cilëve rrezikonnjë komunitet të idealizuar si të pastër dhe duhet ruajtur ngandotje të mundshme. Kjo dukuri quhet “ksenofobi”. Fjala “Ksenofobi” rrjedh nga greqishtja e vjetër që do të thotë “frikë nga të huajt” gjegjësisht “ksenofob” është ai që urren çdo gjë tëhuaj, që nuk pranon asgjë të huaj dhe e hedh poshtë ose e mohonatë fare. Pra, është një virus që le pasoja në marëdhëniet shoqërore-politike. Po cilët janë të huaj në Mal të Zi !? Shqiptarët jo se jo, sepse prania e tyre në këto troje shumë shekuj para Krishtit apo epokës së re është dokumentuar shkenctarisht. Ndërkaq dyndja e sllaveve në këto troje ka ndodhur pas shekullit të IV të të epokës së re.
Shumë ekspert ndajnë mendimin se “ksenofobia” është komponentë e nacionalizmit ekstremist, shovenizmit dhe racizmit dhe se ky fenomen nuk mund të ndahet krejtësisht nga rrethanat kombëtare, politike, ekonomike, kulturore. Në rastin tonë, “ksenofobia” vjen si rezultat i paragjykimeve, racizmit, jotolerancës dhe diskriminimit dhe të gjitha këto paraqesinshkeljet më të shpeshta të të drejtave të njeriut dhe të drejtavekombëtare të shqiptarëve në Mal të Zi. Ndryshimet në kulturë, traditë e më në fund edhe në histori kanë ndikuar veçanërisht tëmalazezët që të lidhen ngusht me idealin e tyre të vlerësimit tëvetës ndaj të tjerëve dhe kështu vazhdimisht, së paku në 145 vitet e kaluara, kanë bërë rolin e ksenofobit. Ndërkaq, shqiptarëtkurrë nuk e kanë shprehur këtë fenomen të dëmshëm shoqërorë. Kur malazezët okupuan Ulqinin, nuk gjetën asnjë malazias aty. Pas vendosjes së malazezëve në Ulqin, shqiptarëve shumicë nuku pengoi që malazezët t’i trajtojnë si qytetarë të barabartë, madjeu mësuan edhe zanatin e peshkimit, tregtinë e shumë të tjera dheasnjëherë nuk shprehen urrejtje rracore ose fetare ndajtyre.Kështu është edhe sot! Shqiptarët asnjëherë, me asnjëveprim të tyre, nuk u krijuan malazezëve ndjesinë e pasigurisë e aq më pak u dhanë shkas që t’i konsiderojnë si armiq tëmundshëm të tyre.
Edhe në Evropë mund të vërehet fenomeni i ksenofobisë,por shumë më pak i theksuar për shkak të ndryshimeve të voglanë nivelin e zhvillimit ekonomik dhe kulturor. Si rrjedhojë, nëEvropë nuk ekzistojnë qeveri ksenofobe, por ekzistojnë popuj, sinë rastin e shteteve ballkanike, pra edhe në Mal të Zi, qëdetyrojnë qeveritë e tyre të jenë ksenofobe. Nga të gjithaveprimet e qeverisë së Malit të Zi ndër vite, dhe shprehjes sëpopullit malazez, e veçanërisht atij serb në Mal të Zi nëmarëdhënie me popullin shqiptarët dukuria e “ksenofobisë” nukmund të ndahet, ajo është e ndërlidhur. Rrjedhat politike në Mal të Zi, sikur po shkojnë në një drejtim të kundërt të kuptimit tëfjalës “ksenofobi “, gjegjësisht në drejtimin e zbutjes së saj. Me shumë gjasa kryetari i Qeverisë së Malit të Zi do të jetë njëshqiptar (Dritan Abazi). Pra, ai do të ketë atë pozitë shtetërore tëcilën nuk e dëshirojnë 46,8% të malazezëve dhe 84% tëpopullsisë serbe në Mal të Zi, që i bie se afër 2/3 të popullsisë sëMalit të Zi nuk e dëshiron një shqiptar në krye të qeverisë sëtyre.
Nuk ka asnjë dyshim se ksenofobia është një reagim qënxjerr në dukje kontradiktat e një shoqërie gjithnjë e më tëshpërbërë dhe të paqartë. Kam përshtypjen se globalizimi, krizaekonomike vështirësitë e jetës së përditshme dhe të paprituratmund të kenë ndikuar pozitivisht në perceptimin se vetëdija e identitetit personal arrihet në dialogun me tjetrin. Dialogu është pazëvendësueshëm, sepse mundëson çmontimin dheshkatërrimin e ksenofobisë. Sa është e gatshme shoqëriamalazeze për një reflektim të tillë!?
Nëse në mënyrë të qetë një shqiptar vjen në krye tëQeverisë, atëherë mund të konstatojmë se ky reflektim do t’imundësojë popullit malazez dhe politikës së saj të besojnë seshqiptarët duhet të përceptohen si qenie e pastër autoktone, ngatë cilët nuk kanë nevojë të mbrohen dhe prania e të cilëve nuk e rrezikon qenien malazeze. E kundërta e kësaj do të thotë thellimii veprimit dhe ndjesisë ksenofobe.
Pavarësisht se Dritani si kryeministërnuk vjen sipërfaqësues i shqiptarëve (i partive politike shqiptare) zvogëlimii ksenofobisë malazeze ndaj shqiptarëve do të jetë kryekëputmeritë e tij personale, siç mund të jetë edhe përgjegjësi e tij nëseksenofobia thellohet edhe më tepër.