Kryeparlamentari i Gucisë, Bujar Hasangjekaj, takohet me Kryeparlamentarin e MZ, Aleksa Beçiq

Kryeparlamentari i Gucisë, njëheri edhe drejtori politik i LDSH-së, Bujar Hasangjekaj, bashkë me nënkryetarin e Kuvendit të Gucisë, Mesud Çekiq, u takuan me Kryeparlamentarin e Malit të Zi, z. Aleksa Beçiq.

Gjatë takimit, Kryeparlamentari malazez theksoi se Parlamenti i Malit të Zi paraqet vendin për dialog, në të cilin duhet të afirmohen temat të cilat janë të një rëndësie të veçantë për përmirësimin e mjedisit të përgjithshëm shoqëror.

Siç kumtohet nga Kuvendi i Malit të Zi, Beçiq ka përshëndetur iniciativën për vendosjen e komunikemeve më intensive me vetëqeverisjet lokale.

Bashkëbiseduesit e informuan Kryetarin e Kuvendit për sfidat aktuale të komunës së Gucisë, dhe shprehën besimin e tyre se gjatë mandatit aktual ata do të arrijnë bashkëpunim më aktiv me Parlamentin, në mënyrë që të krijojnë parakushte për tejkalimin e tyre, me veprim të përbashkët.

Siç kumtuhet, nga kryeparlamentari i Gucisë Bujar Hasangjekaj, ata biseduan për domosdoshmerinë e bashkëpunimit ndermjet Kuvendit të Mali të Zi dhe Kuvendit komunal të Gucisë; për domosdoshmerinë e përkrahjes, nga ana e Kuvendit dhe qeverisë së Malit të Zi, zhvillimit të mëtutjeshem te komunës së Gucisë, si dhe për nevojën që pakicat në Mal të Zi të jenë pjesë përbërëse në të gjitha nivelet e pushtetit.

Malesia.Org