Kryetari i Plavës zt.Bajraktareviq vizitoi sot përfaqësinë e firmës e cila do përgatit projektin ideor të rrugës në anën malazeze Plavë-Deçan

Gjate këtij takimi u analizua baza gjeodezike për hartimin  e dokumentacionit të projektit të rrugës  Plavë- Bogiqevicë.

Kryetari komunës së Plavës z, Mirsad  Bajraktareviq dhe nënkryetari z. Nihad Canoviq vizituan përfaqësinë e firmës e cila e ka marrë përsipër ta hartojë projektin e këtij aksi .

Me atë rast u theksua nevoja  për angazhim maksimal në punët e këtij projekti me rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejmë të Plavës.

Hartimin e Projektit ideor dhe Projektit kryesor të rrugës Plavë – Bogiqevicë e ka marrë përsipër firma DINH doo nga Podgorica. Vlera e dokumentacionit të projektit dhe rishikimi i tij arrin shumën prej 100 mijë eurosh kurse realizimi i projektit në tërësi parashihet të kushtojë mbi 10 milionë euro.

/Plava e Gucia Sot