Kryetari i Shoqatës dhe Unionit të malazezëve në Kosovë, Sllobodan M. Vujiçiq, përmes një njoftimi për opinionin bën të ditur se në emër të anëtarëve të saj ka kërkuar nga Podgorica zyrtare tërheqjen e ambasadorit të Malit të Zi nga Kosova, deri sa të mos rregullohet pozita formale juridike e malazezëve në Kosovë, dhe të fillojë implementimi i Strategjisë për Integrim dhe afirmimin e malazezëve të miratuar nga Qeveria e Kosovës më 2016.
Siç thuhet në letrën e tij, zyrtarët më të lartë të Kosovës kanë marrë përsipër zgjidhjen nga momenti kur presidenti i atëhershëm i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në bazë të kërkesës sonë, kushtëzoi emrimin e ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë deri sa të mos pranohet me Kushtetutë bashkësia malazeze dhe të mos sigurohen kushte për kthimin e qëndrueshëm të popullsisë joshqiptaare në Kosovë nga Mali i Zi. Mirëpo, edhe pse Kosove ende nuk e ka përmbushur asnjë nga kushtet, ndonëse tash 12 vjet mashtron si Malin e Zi, ashtu edhe ne malazezëve, marrëdhëniet diplomatike megjithatë janë vendosur më 15 janar të vitit 2010, ndërsa ambasadori i Malit të Zi në Kosovë mori detyrën më 24 tetor 2016. Me këtë akt regjimi në Mal të Zi tregoi mungesë konsekuence dhe shkallë shqetësuese të mungesës së kujdesit për mbijetesën, kthimin dhe fatin përfundimtar të bashkësisë malazeze në Kosovë, përfundon letra e Vujiçiqit, drejtuar Podgoricës zyrtare