Kryetari i Ulqinit në kohë pandemie blen veturë zyrtare prej 70 mijë euro

Komuna e Ulqinit së fundmi ka blerë një makinë të re zyrtare për kryetarin Loro Nrekiqi, të tipit Audi A6 me vlerë prej 70 mijë eurove.

Kjo bëhet e ditur nga këshilltari i LQ URA, Omer Bajraktari i cili një postim në rrjetin social facebook, shprehet se nuk ka asnjë farë shpjegimi një investim i tillë në kulmin e pandemisë dhe në një vit ku sezoni turistik ka dështuar plotësisht.

Postimi i Bajraktarit:

Urime investimin me te ri te Komunes se Ulqinit. Sa me e dobet qe eshte gjendja ekonomike e qytetareve dhe e Komunes aq me te mira duhen te jene kushtet e punes per Kryetarin. Ky gjest me vlere prej 70.000euro ne kulmin e pandemis dhe vit pa sezone turistike ne nje Komune te varfer nuk ka asnjifare spjegimit. Urime Vitin e Ri !/Malesia.me