Kundër ndërtimit të Hidrocentraleve në Hot, Jasenicë e Plavë në dëm të tokave dhe pasurisë sonë
Me shkas
Iniciativa Shtetërore e Malit të Zi për ndërtimin e Hidrocentraleve në tokat shqiptare, Hot, Jasenicë dhe Plavë, dëshmon përpjekjen e parreshtur dhe ndoshta të fundit e më të rëndën për spastrimin etnik, fetar e kulturor të shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore, nga këto vende etnike shqiptare.
Ne, shqiptarët, nga Plava dhe Gucia, nuk do të pajtohemi me këtë veprim, i cili synon ndërtimin e Hidrocentralve ogurzeza mbi pasuritë tona kombëtare. Me këtë veprim të ulët, ka vetëm një qëllim: të ndërtohen projkte të tilla, të cilat do të na linin pa ujë, pa të drejtë shfrytëzimi të këtyre tokave dhe në fund, nëse nuk ke ujë të pijshëm dhe ujë për ujitje të tokës, atëherë detyrohesh të marrësh arratinë, diku tjetër, larg nga toka jote, atdheu yt stërgjyshor.
Kur do të ndalen këto veprime antishqiptare: fillimisht, në fshatin Martinaj, para disa vitesh krjuan deponinë e mbetirunave dhe ky veprim ishte një paralajmërim për ikje, sepse në një vend ku ke mbi kokë mbeturina, je i detyruar të ikësh nga to, duke mos e duruar erën e vdekjes.
Tani, projektet për ndërtime të Hidrocentraleve, janë në shërbim të atyre që investojnë dhe atyre që i ftojnë këta investitorë, pra Shteti. Për ne, shqiptarët, nuk ka asnjë përfitim material, moral apo social, por vetëm dëmtim në tokat tona, mbetje
pa ujë të pijshëm, ujitje dhe mbjellje të tokës apo ndërtime të reja, të gjitha këto nëse ndërtohen këto Hidrocentrale do të jemi të detyruar të mbesim si një trup pa shpirt!
Është momenti më jetik që të reagojmë si komunitet e shtet, fillimisht Shqipëria dhe Kosova do të duhej të jepnin një notë proteste kundër degradimit të tokave dhe pasurive tona kombëtare, pastaj diaspora shqiptare e Malit të Zi, por jo vetëm, të ngriten në protesta demokratike në mbrojtje të pasurisë sonë që po na merret nga dita në ditë, pa na pyetur se nga jemi e kush jemi!,
Shkruan:Ibrahim Hysenaj