RRJEDHA E PUNIMEVE NË SHTËPINË E KULTURËS NË VUTHAJ

Vuthaj 5 Korrik 2017

Rrjedha e punëve po shkon me ritëm te paraparë, dhe implementimi i punimeve nga Kompania Aljori Projekt, pronë e bashkëvendësit tonë arkitekt Gëzim Ahmetaj po bën at qe ky objekt te jetë sa ma reprezentativ .
Ky projekt po financohet nga diaspora shqiptare nga Plave Gucia dhe bashketardhetar e patriot nga te gjitha anët atdheut.
Fal përkrahjes tuaj financiare qe nga kjo verë ky objekt do jetë ne shërbim te Vuthajve dhe vuthjanve. Jemi te vetëdijshëm se edhe pas përfundimit te punimeve na presin edhe pak ballafaqime gjer ne jetësimin e këtij projekti, dhe do të kërkohen edhe mjete tjera për inventar te brendshëm por duke ditur dhe njohur atdhetarin e vuthjave pa pik mëdyshje jemi te sigurt ne finalizimin e kësaj vepre me te madhe qe ka bere diaspora e Plavë Gucisë gjer me sot . Andaj mos hezitoni dhe behuni pjesë e këtij projekti me përkrahjen tuaj.
Ky objekt dhe kjo pjesë e lagjes se fshatit tone do ta shndërrojmë ne lagje moderne se po nga kjo pjese e fshatit tone dolën dijetar, atdhetar e luftëtar qe i banë nder jo vetëm Vuthjave e Plave Gucisë po çështjes dhe kombit ne tersi.

Leave a Comment