Kurti: Qeveria do ta mbështesë komunitetin boshnjak (Video)


Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave, Emilija Rexhepi kanë përuruar solemnisht Qendrën Kulturore Boshnjake në Prizren. Kryeministri Kurti falënderoi komunitetin boshnjak për ndihmën që kanë dhënë për shtetin e Kosovës dhe premtoi mbështetje për këtë komunitet. Kjo qendër u përurua me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve.

Në vigjilje të ditës së boshnjakeve, është përuruar qendra kulturore e këtij komuniteti në Prizren.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm Kryeministri Kurti.

Ai tha se ky objekt do t’i ofroj të rinjtë.

 “Boshnjakët kanë arritur ta ruajnë gjuhën, identitetin, kulturën dhe traditën. Republika e Kosovës është vendlindja e boshnjakëve të cilët me vite kanë kontribuar në zhvillimin e shtetit tonë pavarësisht të gjitha vështirësive në të kaluarën”, tha ai.

Kryeministri po ashtu tha se qeveria do ta mbështesë komunitetin Boshnjak përmes programeve dhe granteve të ndryshme

E zëvendëskryeministrja për çështje të pakicave,  Emilia Rexhepi tha se ky objekt kulturor do t’u shërbejë shumë aktivitete kulturore dhe sociale

” Jam e emocionuar që për here të parë po flas në qendrën tonë kulturore. Të gjithë kemi luftuar që ta ruajmë identitetin, gjuhën tonë dhe ta kemi një vend, ku do të mblidhemi, shoqërohemi dhe të shkëmbejmë përvoja. Kemi shumë planë në rrafshin kulturor”, tha Rexhepi.

Në këtë ngjarje të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Sanxhaku, Mali i Zi, Hungaria dhe Maqedonia.

Të mërkurën shënohet dita ndërkombëtare e boshnjakëve, edhe në Kosovë përcillet me organizime të ndryshme.