Kush jemi ne? Shqiptarët nën Mal të Zi që thyen perandori dhe nuk u gjunjëzuan kurrë

(foto nga Nokshiqi I legjendave)

Para se të flisni për shqiptarët nën Mal të Zi, para se të përdorni fyerje, dhe para se të harroni kush jemi — mësoni historinë tonë të shkruar me gjak, me nder, me qëndresë dhe me dinjitet.

Kush i theu vendimet e Kongresit të Berlinit?

Plava e Gucia, me në krye Jakup Ferrin dhe Ali Pashë Gucinë, në Nokshiqin e legjendave.

Ata u ngritën kundër padrejtësisë dhe refuzuan t’i nënshtroheshin okupimit malazez.

Kush e eliminoi Ali Pash Maxharin?

Të dërguarin e Portës së Lartë, që erdhi me mision për ta nënshtruar Plavë-Gucinë?

Po ata malësorë që nuk pranonin kurrë t’i gjunjëzoheshin askujt.

Kush e ngriti flamurin para Vlorës?

Malësorët shqiptarë, me në krye Dedë Gjo Lulin, që ngriti flamurin kombëtar para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Kush u bë themeli i mendimit akademik në Kosovë?

Nga Plava e Gucia dolën figurat që i dhanë identitet kulturor Kosovës:

            •          Esad Mekuli – babai i letërsisë moderne kosovare,

            •          Rexhep Qosja – mendja akademike që i dha drejtim shkencës dhe kulturës,

            •          Jashar Rexhepagiq – akademik i dalluar, themelvënës i arsimit dhe kulturës.

Këto nuk janë thashetheme. Këto janë fakte historike.

“Ne nuk jemi në Mal të Zi – jemi nën Mal të Zi.”

Për injorantët e kohës:

            •          Ne nuk jemi në Mal të Zi.

            •          Ne jemi nën Mal të Zi.

            •          Ne nuk hymë asnjëherë me referendum.

            •          Ne u aneksuam pas luftërave të përgjakshme, u okupuan tokat tona, u derdh gjaku ynë.

Ndaj mos shkruani marrëzira me gjak të prishur e me qëllime të këqija.

Shqiptarët nën Mal të Zi nuk janë pakicë e rastit!

Dy publikime të kohëve të fundit fyen shqiptarët nën Mal të Zi, duke i shtyrë nga institucionet ose duke përdorur terma cinikë dhe përçarës — si “Cërnagorë” — si formë nënçmimi.

Asnjëra nuk më habiti.

Por më dhemb. Shumë më dhemb.

Sepse për të fyer shqiptarët nën Mal të Zi, duhet së pari të kesh harruar kush janë ata:

            •          Janë autoktonë.

            •          Janë bijtë e Hotit, Grudës, Kuçit, Triepshit, Kelmendit dhe Alpeve shqiptare deri në Ulqinin ilirik.

            •          Kanë qenë shqiptarë para se Evropa të vizatonte kufijtë dhe para se diplomatët të luanin me hartat e kombit tonë.

Ata derdhën gjak për lirinë shqiptare

            •          Në Hot e Grudë, malësorët sfiduan perandori.

            •          Në Nokshiq (1879) arritën njërën prej fitoreve më të mëdha kundër ushtrisë së rregullt malazeze.

            •          Në Ulqin (1880) rezistuan që të mos shiteshin si plaçkë diplomatike.

            •          Në Plavë e Guci (1912–1913) u masakruan mbi 1800 shqiptarë në Masakrën e Previsë; mijëra të tjerë u konvertuan me dhunë — por shpirti i tyre nuk u konvertua kurrë.

Ata dhanë prijës dhe trima kombëtarë

            •          Në Plavë e Guci, shqiptarët u përballën me vendimet e Fuqive të Mëdha dhe ia kthyen pushkën Malit të Zi dhe Perandorisë Osmane.

            •          Ata ngritën mendjet që udhëhoqën kulturën dhe arsimin në Kosovë.

            •          Ata dhanë djem që ranë për lirinë e Kosovës.

Me dhjetëra malësorë iu bashkuan UÇK-së, pa kërkuar përfitime.

Sepse Kosova për ta nuk ishte çështje politike — ishte plagë gjaku.

Këta janë shqiptarët nën Mal të Zi

            •          Jo “fyerje”.

            •          Jo “përçarje”.

            •          Jo “Cërnagorë” në statuset boshe të rrjeteve sociale të gjakshiturëve kuislingë.

Shqiptarët nën Mal të Zi nuk janë ashtu si mendoni ju.

Janë flakë.

Janë nder.

Janë krenari.

Dhe kush i jep vetes të drejtën t’i nënçmojë, tregon vetëm sa pak di dhe sa pak e respekton kombin që pretendon se e mbron.

Gazmend Buçaj, perkethyes I gjuhes , Belgjikë