LAJM MORTOR NGA FAMILJA HAXHAJ

Të nderuar miq, dashamirë dhe familjarë ju njoftojmë me pikëllim të thellë, se sot, me daten 15 Nëntor 2023, u nda nga në përjetësisht me i dashuri ynẽ, 

Haxhi Smajl Haxhaj 

12 Qërshor 1963 – 15 Nëntor 2023 

Haxhiu ishte një njeri i dashur nga të gjithë dhe do të mbahet mend për sinqeritetin, dashurinë dhe gëzimet që solle në jetën tonë. Sinqeriteti dhe karakteri yt të bẽri tepër tẽ veçantë si rrallëkush. Ti ishe njeri i brumosur me virtyte të larta njerëzore dhe patriotike. 

Ti jeton dhe do të jetosh përherë në zemër, në mendje dhe në shpirtin tonë.

Allahu të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me piken me të larte të Xhenetit.

Kortezhi do të niset nga shtepija e të ndjerit në fshatin Arbëresh/Vitomericë rajoni i Pare, Rruga Mulla Zekë Berdyna, ditẽn e Shtunë, datë 18 Nëntor 2023, ora 13:00. Varrimi do të bëhet në Varrezat e Qytetit te Pejës. 

Haxhiu la pas bashkëshorten Sadeten, femijët Gentianen dhe Elbasanin, rejën Medinen dhe mbesat Eliren dhe Luljeten. 

Të pikëlluar vëllezërit Ganiu, Aliu dhe Hakiu, motrat Hidajeti, Sania, Sofia dhe Hatema, dhe e gjithë familja e farefisi në Kosovë, Mal te Zi, Nju Jork dhe Evropë.

Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” i shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes dhe farefisit me rastin e humbjes së familjarit të tyre.