NDEROHET PROF.DR.ISUF DEDUSHAJ PËR VEPËR JETËSORE

Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri”  i ndahet  Prof. Dr. Isuf Dedushaj.

Në ceremoninë e hapjes së Kongresit të Tretë Klinik është ndarë Çmimi për Arritje Jetësore “Prof. Dr. Sami Haxhibeqiri” për laureatët nga Kosova dhe Shqipëria.

Ky çmim ipet për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të individëve të caktuar, të merituar në avancimin e shkencës, praktikës dhe të kirurgjisë në Kosovë, ndërsa këtë vit është bërë përjashtim nga rregulli që ky çmim t’u ndahet vetëm kirurgëve.

Kjo  është bërë me qëllim të nderimit  të një heroi të vërtetë të mjekësisë dhe të  shëndetësisë të Kosovës, jo-kirurg, por që mendon dhe vepron shumë kirurgjikisht, Prof. Dr. Isuf Dedushaj.

Prof. Dr. Isuf Dedushaj është mjek, epidemiolog, profesor universitar dhe Doktor i Shkencave të Mjekësisë nga Kosova, i cili gjate karrieres se vet ka dhënë kontribut të jashtzakonshem në zhvillimin e  mjekësise ne Kosovë dhe ne promovimin e saj jashte saj.

Portali Plava e Gucia sot ia uron nga zemra çmimin e fituar Prof.Dr.Isuf Dedushaj duke i uruar jetë të gjatë, shendet te mire e suksese të vazhdueshme në të ardhmen.

https://www.facebook.com/share/v/eAMCWr3zyUY7uGgs/?mibextid=Gd9JSz