LAJM MORTOR NGA FAMILJA KUKAJ

Me zemer te thyer njoftojme shoke, miq, dashamir dhe tere komunitetin tone se te Merkuren, me daten 20 Mars 2024, ne moshen 81-vjeçare nderroi jete i dashuri yne, atedhetari, veteran I arsimit dhe veteran I UÇK-se.

YMER KUKA 

10 Korrik 1942 – 20 Mars 2024

Kontributi I Ymerit do te çmohet, respektohet dhe kujtojhet me krenari te madhe.

Te pikelluarit,

Bashkëshortja Nerminja

Djemtë, Arbeni dhe Dritero

Rejat, Luljeta dhe Manushaqja

Mbesat, Nora dhe Aria

Nipat, Adriani dhe Albani

Si dhe mbare familja Kukaj

Funerali do te mbahet me 23 Mars, te Shtunen, nga ora 2:00-9:00 PM

Yorktown Funeral Home

945 East Main Street Shrub Oaks, NY 10488

Varrimi do te behet diten e Diele 24 Mars, 2024 ne oren 11 AM ne varrezat,

The Kensico Cemetery

273 Lakeview Ave Valhalla, NY 10595

—————————————————

Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” familjes KUKAJ I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta me rastin e vdekjes të më të dashurit  te Tyre.

Komuniteti shqiptaro-amerikan me shuarjen e Ymert humbi veprimtarin e perkushtuar te ceshtjes kombetare.

 Qe ne rrugetimin e tij nga Vuthajt, Prizreni dhe Nju Jorku, mbolli atdhedashuri, miresi, respekt dhe ndjenje te larte njerezore tek te gjitha ata qe e njohen.

Edukator dhe pedagog ne perhapjen e dijes, veprimtar i palodhur i levizjes kombetare, kur thirri Zeri i Atdheut, me Batalionin Atlantiku, u be ushtar i Lirise, ushtar i UCK-se.

Per dekada te tera, me kostum te ngjyrave te flamurit ishte ne te gjitha demonstratat  shqiptare kunder regjimit Jugosllav.

Urtesia e tij, bujaria e tij, virtytet e nje humanisti dhe luftetari te lirise e bejne te pavdekshem.

Qofte i perjetshem kujtimi per Ymer Kuken.

/Plava e Gucia Sot