Njoftojmë miqtë, familjarët dhe komunitetin se sot, në moshën 58-vjeçare, ndërroi jetë më i dashuri ynë:
HYSNI (AVDYLI) KUKAJ
(28.09.1967 – 27.01.2026)
Funerali do të mbahet sot, më 27.01.2026, duke filluar nga ora 16:00, në xhaminë e Richmond Hill, Queens, në adresën:
114-11 91st Ave, Richmond Hill, NY 11418, United States.
Varrimi do të bëhet në vendlindje. Familja do t’ju njoftojë me kohë për detajet e mëtejme.
Të pikëlluarit:
Gruaja: Hava
Djali: Altini
Vajza: Albina
Vëllezërit: Salihu, Xhaferri, Xhema, si dhe mbarë familja Kukaj.
Redaksia e portalit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kukaj, duke ndarë dhimbjen me ta në këto momente të vështira.
I ndjeri u prehtë në paqe. 🕊️