LAJM MORTOR NGA FAMILJA AHMETAJ 

Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se dje, në Bruksel, ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare më e dashura jonë

XHEVAHIRE AHMETAJ

Bashkëshortja e Shpend Sherifit Ahmetaj

21 maj 1934 – 20 tetor 2023

Xhevahirja ishte vajza e Sadri Rexhepit Ahmetaj dhe e Rushë Brahimes Dushaj nga Gegëhyseni.

Për varrimin e më të dashurës sonë do ju informojmë në ditët në vazhdim.

Të pikëlluar:

Djemtë, Skenderi dhe Luani

Vajzat, Belgia, Shqipja dhe Teuta

dhe familja e gjerë Ahmetaj.

Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes AHMETAJ.