LAJMËRIM PËR TË PAME: Familja Ahmetaj

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se më 23 shkurt 2026, në New York, ka ndërruar jetë më e dashura jonë:

Zulfije (Dedushaj) Ahmetaj

E lindur më 11 nëntor 1940

Varrimi i të ndjerës u bë në vendlindje, në Vuthaj, ditën e shtunë, më 28 shkurt 2026, me nderime dhe pjesëmarrje të gjerë të banorëve.

Sipas traditës, djemtë e të ndjerës: Ismajli, Isufi, Agimi, Agroni, si dhe vëllazëria e gjerë Ahmetaj, hapin të pamën për burra dhe gra më datën 29 mars 2026, nga ora 10:00AM – 4:00PM, në:

Royal Regency Hotel: 165 Tuckahoe Rd, Yonkers, NY 10710

Të pikëlluar: familja Ahmetaj, farefisi dhe të afërmit.

Redaksia e Portalit “Plava e Gucia Sot” shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ahmetaj.