LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston Gjuriqin

E hënë, 26 Mars 2018

Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë të Veriut shefin e të ashtuquajturës zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.

Arrestimi ka ndodhur në tubimin serb në Kosovë, ku Gjuriq ka shkuar përkundër se autoritetet kosovare ia kanë ndaluar hyrjen. 

Gazeta Express raporton se Gjuriqin policia po e dërgon në stacionin policor në Prishtinë.

 

Marko Gjuriq, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi hyri ilegalisht në Veri, tashmë është sjellë në stacionin kryesor të Policisë në Prishtinë.

Eskorta e Policisë e cila brenda ka të arrestuar shefin e të ashtuquajturës “zyrës për Kosovë”, Marko Gjuriq, tashmë ka arritur në stacionin  policor në Prishtinë