Si shkak i të reshurave të borës komunikacioni në rrugën Rozhaje – Kulla – Pejë ka qenë e bllokuar paraditen e sotme për të gjitha mjetet motorike.
Derisa pasdite është liruar vetë për automjete t1% vogëla, por jo edhe për kamionë e autobusë.
Lajmin e konfirmoi për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës Fadil Gashi.
Ndërsa sipas informacioneve nga Dega e Sigurisë në Rozhajë, rruga është mbyllur mëngjesin e sotëm në orën 08:40 për shkak të reshjeve të borës.
Ekipet e kompanisë Crnagoraput janë në terren për të rivendosur komunkacionin në atë pjesë.