Sot, Njësia Administrative Kelmend dhe e gjithë Malësia u bashkuan në një festë madhështore – Logu i Bjeshkëve 2025.
Ky aktivitet unik, që mbledh trevat shqiptare në një ditë plot këngë, valle dhe kostume tradicionale, mblodhi mijëra pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare.
Në këtë ditë të veçantë, na nderuan me praninë e tyre:
• Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku me familjen e tij
• Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë: Paulin Sterkaj, Bujar Rexha, Onid Bejleri dhe Marjana Koçeku
• Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni
• Shumë figura të tjera të nderuara nga jeta publike, kulturore dhe politike
Ky organizim i mrekullueshëm u realizua nga Bashkia Malësi e Madhe, nën kujdesin e veçantë të Kryetarit Tonin Marinaj.
Logu i Bjeshkëve është një festë që ruan dhe promovon vlerat tona, duke na bashkuar si shqiptarë kudo që jemi, dhe duke e bërë Malësinë një qendër të gjallë të trashëgimisë sonë kulturore.
Urime nga zemra për fituesen e titullit Miss Bjeshka 2025 – Aurela Lulaj.
Aurela na solli në skenën e Logut të Bjeshkëve bukurinë, hijeshinë dhe krenarinë e vajzës shqiptare, duke e kthyer këtë moment në një kujtim të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit.
Urime gjithashtu për të gjitha vajzat pjesëmarrëse, sepse vetë xhubleta është një çmim në vetvete – simbol i traditës, historisë dhe identitetit tonë kombëtar.
Ju jeni krenaria e Malësisë dhe frymëzim për brezat që vijnë.
Kelmendi dhe Malësia – krenari e shqiptarëve.
(Fotot: Albano Volaj)















