Lëvizja qytetare URA mbajti një konferencë për media në të cilën shprehën qëndrimet se financat e Komunës së Ulqinit ndodhen në gjendje katastrofale, si dhe kritikuan mënyrën e manxhimit të tyre. Pjesë e veçantë në këtë prononcim ishte edhe blerja e re automjetit luksoz për kryetarin e komunës, i cili pas të gjitha pagesave do tu kushtojë qytetarëve rreth 50.000 euro.
Kryetari i KK të kësaj partie në Ulqin, theksoi se është skandaloze që në një vit si ky që po kalojmë, kur financat e Komunës janë në gjendjen më të rëndë të mundur, të bëhen shpenzime të tilla luksoze. Bajraktari shtoi se nuk është kundër blerjeve të automjeteve, pasi është e qartë se Komuna ka nevojë për to, por jo në një moment të këtillë, e sigurisht jo një makinë e tillë luksoze.
Kryetari i Komunës Loro Nrekiq, nga ana e tij arsyetohet se komuna kishte nevojë për një makinë të re, pasi e vjetra tashmë ishte amortizuar.