Ndryshimi i ligjit për liritë fetare e çonë Malin e Zi drejtë luftës civile

Ndryshimet e ligjit për liritë e feve, heqja dorë nga e drejta që trashëgimia kulturore mbi të cilat bashkësitë fetare nuk kanë fakte relevante mbi pronën e vetë, i takojnë shtetit dhe kjo do të thotë shlyerje e mëvetësimit të Malit të Zi, ka vlerësuar ish ministri i drejtësisë, Zoran Pazhin.
Vendimi jo ligjor i shumicës parlamentare që të miratojë ndryshimet e ligjit për liritë fetare nuk prodhon pasoja juridike, nxitë tensione tani më të ngritura politike dhe Malin e Zi e sjell buzë luftës qytetare, është vlerësuar nga OJQ, Montengroro international. Me miratimin e ndryshimeve të ligjit për liritë fetare, pushteti e ka çuara Malin e Zi drejtë statusit të zonës së okupuar nga Serbia, kanë vlerësuar në Kishën Ortodokse Malazeze duke i bërë ftesë opozitës që ta braktisë parlamentin dhe të vazhdojnë luftën jashtë institucionale.