Të nderuar qytetarë të Malësisë
Më gëzon fakti që u bë hapi parë të cilin gjatë e pritet pikërisht Ju në Malësi dhe ne në diasporë – bashkimi i subjekteve politike shqiptare. Merita të i takojnë secilit subjekt politik në pjesë të barabartë, secilit anëtar të kryesisë por më së shumti përgëzoj Malësinë për këtë vepër të mirëpritur në momentin vendimtar.
Tani, të nderuar bashkëvendas me të drejtë vote, radha apo hapi i dytë Ju takon pikërisht Juve – ditën e tre marsit votën TUAJ vetëm për Koalicionin shqiptar. Përndryshe Ju do mbani përgjegjësinë morale dhe kombëtare për atë që mund të ndodh atë ditë.
Për këtë mos lejoni që edhe më tutje zot shtëpie në shtëpinë tonë – Malësinë të jenë ata që nuk ju intereson Malësia, ata që nuk e flasin as e shkruajnë gjuhën shqipe, ata që nuk e duan Flamurin tonë kombëtar, ata që nuk e duan Përmendoren e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun në qëndrën e Tuzit ,ata qe nuk duan asnjë hero tonë dhe po mundohen të na i mohojnë me forcë të dhunës ligjore.
Ju porosis miqësisht dhe vëllezërisht : Mos shitni votën për disa metra asfalt, disa drita apo pak euro. Me votën TUAJ ndriçoni krejt Malësinë, asfaltoni rrugët, sjellni ujët e pijshëm në çdo shtëpi. Me votën TUAJ, me 03. Mars 2019 ju vulosni fitoren e Koalicionit shqiptarë dhe uluni në karrigën e merituar që e kemi siguruar me gjakun e të parëve.
Asnjë votë e jona për PDS (DPS), SD, Boshnjakët, Demokratët, URA, PSD (SDP) apo PSP. Të gjithë e treguan veten deri më tani e disa po vazhdojnë edhe këto ditë.
Kthehuni vetvetes dhe suksesi nuk do të mungoj.
URIME MALËSI! URIME ASH-LDSH dhe UDSH! Me të vertetë “Malësia na bashkon”.
Të bashkuar e keni mbështetjen time por edhe diasporës në çdo aspekt.
Me nderime,
Ejllo Berishaj
New York 4 Shkurt 2019