Mali i Zi bëhet vendi i katërt i NATO-s që pajiset me mjete të lehta të blinduara nga SHBA

Njëzet mjetet e lehta të blinduara Mali i Zi parasheh t’i ketë pjesë të armatimit të Ushtrisë së vet në gjysmën e dytë të këtij viti, shkruan e përditshmja e Podgoricës “Vijesti” .

Mali i Zi do të jetë vendi i katërt i NATO-s që do të përdorë këtë lloj armatimi.

Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi tashmë ka nisur procedurat për transportimin e mjeteve të lehta të blinduara JLTV (Joint Light Tactical Vehicle) për të cilat ka lidhur kontratë me kompaninë amerikane Oshkosh në Wisconsinu me një vlerë prej 36 milionë eurosh.

Kontratë me Oshkoshin ka lidhur Lituania, Britania e Madhe dhe Sllovenia, thuhet ne njoftimin e gazetës së Podgoricës.