Qeveria e Malit të Zi konfirmoi se Kapitulli 8, i cili përfshin mbrojtjen e konkurrencës dhe ndihmën shtetërore, u hap në një konferencë ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel, në nivel ambasadorësh.
Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha në një postim në Twitter se hapja e këtij kapitulli është “sinjal i qartë i angazhimit tonë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe politikës së zgjerimit”.
Kryeministri, Dushko Markoviq e quajti një ditë të rëndësishme dhe moment historik në procesin e integrimit të vendit në BE.
Mali i Zi i filloi negociatat e pranimit pra tetë vjetësh.