Në Mal të Zi për shkak të situatës me koronavirus, nga sot ndalohen të gjitha tubimet publike, vizitat në spitale dhe në burgje, ndërsa procesi arsimor ndërpritet më së paku 15 ditë, deklaroi zv.Kryeministri i Malit të Zi, Millutin Simoviq.
“Mali i Zi nuk ka zbuluar deri më tani as një rast dhe është duke përcjellë të gjithë pacientët e dyshuar. Ç’do ditë është një fitim për shtetin”, deklaroi Simoviq në konferencë për shtyp, duke shtuar se është vetëm çështje kohe se kur do të regjistrohet koronavirusi në Mal të Zi.
Sipas njoftimit të gjitha ata persona të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen.