Me masat e reja të Institutit për shëndetin publikë të shpallura sot në konferencën për gazetarët në disa komuna ndalohet organizimi i aktiviteteve rekreative në ambiente të hapura dhe të mbyllura . Masat e veçanta kufizuese të miratuara më parë për komunat Budvë dhe Tivat prej sot janë në fuqi edhe për Herceg Novin. Në komunat Podgoricë, Danillovgrad, Cetinë, Nikshiq , Ulqin , Kotorr , Tuz dhe Tivar ndalohet puna e objekteve hoteljerike , me përjashtim të mysafireve të hotelit.
Ndalohet edhe organizimi i aktiviteteve rekreative në lokale të hapura dhe të mbyllura. Në konferencën për gazetarët drejtori i Institutit për shëndetin publikë, Igor Galiq , ka theksuar se ndalohet edhe shitja e kafeve nga aparatet në pompat e benzinës dhe nga aparatet e tjera. Galiq ka theksuar se situata aktuale epidemiologjike në Mal të Zi është tejet e ndërlikuar dhe se shqetëson fakti i numrit të lartë të vdekurve gjatë javës së kaluar si pasojë e infektimit me Covid 19 dhe ngarkesa e sistemit shëndetësor.