Më 27 shkurt 2021 në një vjetorin e vrasjes makabre të heroit të kombit shqiptar, Qerim Kelmendit, mbahet Akademi përkujtimore

Shoqëria Lëvizja dhe OVL-UÇK-së njofton bashkëmendimtarët, bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët dhe për shqiptarët pa dallim, së të shtunën, më 27 shkurt, bëhet një vit nga vrasja makabre të heroit të kombit shqiptar, Qerim Kelmendit, nga armiqtë e lirisë, pavarësisë dhe (ri)bashkimit të Shqipërisë. Prandaj, Organizatat e Luftës së UÇK – së dhe Shoqëria Lëvizja organizojnë homazhe (nderime) dhe Akademi për ta kujtuar dhe nderuar veprimtarin dhe luftëtarin e orëve të para të LPK – UÇK – së, heroin e kombit shqiptar e të Shqipërisë, “Shpirtmadhin”. Nderimi dhe kujtimi i Heroit tonë bëhet në orën 10:00, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në Gllogjan. Kurse Akademia Përkujtimore mbahet në orën 13:00, në Institutin Albanologjik në Prishtinë. I përjetshëm kujtimi dhe nderimi për heroin, Qerim Kelmendi! – thuhet në njoftim.