Mbretëria e Norvegjisë përkrahë Komunën e Gucisë

MBËSHTETJE FINANCIARE ZHVILLIMIT TË AFARIZMIT

Guci – Mbretëria e Norvegjisë do të përkrahë 30 projekte për avancimin e punësimit dhe mbështetjen e afarizmit në trevat më pak të zhvilluara të Malit të Zi përmes projektit “Norvegjia për Ju – Mali i Zi (Norveška za Vas – Crna Gora)”.

Këto projekte të vlerëshme gjithsej 540 000 euro, do t’i kontribuojnë punësimit të së paku 35 personave dhe rritjes së qëndrueshmërisë dhe konkurrencës së bizneseve të vogla, kurse përfaqësuesve të ndërmarrjeve dhe organizatave, të cilat do t’i zbatojnë projektet, të premten më 13 mars të këtij viti u janë ndarë certifikatat mbi mbështetjen financiare të Mbretërisë së Norvegjisë.

Komuna e Gucisë me këtë rast ka fituar grantin (mbështetjen financiare) nga Mbretëria e Norvegjisë në vlerë prej 43 910 USD, e në formë të ftesës për subjektet të cilët ofrojnë mbështetje zhvillimit të afarizmit të dedikuara për zbatimin e këtij projekti dhe atë në formë të avancimit të bujqësisë përmes punëtorëve, analizës së tregut, sigurimit (blerjes) të pajimeve për prodhimin dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve si dhe të prodhimeve qumështore.

Ditën e parë, në takimin orientues, kanë qenë të pranishëm nënkryetari i Komunës së Gucisë, Mr Huso Brdakiq dhe shefi i Policisë Komunale, Semih Rexhepagiq, kurse ditën e dytë, në ndarjen e certifikatave dhe nënshkrimit të kontratës për mbështetje financiare (grant), ka qenë e pranishme kryetarja e Komunës së Gucisë, zonjusha Anella Çekiq.

Në bazë të propozimeve të projekteve të dërguara në kuadër të ftesës publike, është lejuar financimi i 21 projekteve për ndërmarrës dhe ndërmarrje të vogla, të cilët do tu ndihmojnë të rritin punësimin në trevat më pak të zhvilluara të Malit të Zi. Për këto aktivitete, Mbretëria e Norvegjisë ka ndarë 192 000 euro, kurse ndërmarrësit kanë marrë pjesë me 48 000 euro.

“Projektin ‘Norvegjia për JU – Mali i Zi’, të cilin e financon Mbretëria e Norvegjisë, e realizojmë në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe me ministritë tjera resore të ngarkuara për punësim dhe zhvillim rajonal. Mbështetja e bizneseve të vogla ka për qëllim të rritë (ngritë) punësimin në 16 komuna të përfshira me projekt, kurse nga organizatat për mbështetje të afarizmit, presim që të punojnë me subjektet ekonomike në zhvillim të konkurrencës, rritjes së prodhimit dhe të hyrave (ardhurave)” ka deklaruar menaxheri i projektit në fjalë, zotëriu Armen Çekiq.

Nëntë projekte për mbështetje të afarizmit, janë zgjedhur në kuadër të ftesës publike, të cilët drejtpërdrejtë apo jo drejtpërdrejtë do të ndikojnë në realizimin e të hyrave (të ardhurave), dhe në rritjen e mundësisë së punësimit si dhe do të forcohet edhe bashkëpunimi i të gjithë partnerëve të kyçur në nivel të komunës.

Mbretëria e Norvegjisë për këto aktivitete ndanë shumën prej 286 000 euro, kurse organizatat për mbështetje afarizmit marrin pjesë me 15 000 euro.

Shaban Hasangjekaj