Nik Gjeloshaj, i cili do të marri pjesë në Lutjet e Mëngjesit në fillim të Shkurtit në Uashington, gjithashtu ka publikuar disa njoftime lidhur me vizitën e ti në ShBA, ku do të ketë tubime me shqiptaret në Amerikë. Është e rëndësishme të theksohet se Nik Gjeloshaj, është politikani i parë shqiptar nga Mali i Zi që ftohet në lutjet e mëngjesit në Uashington
Nder të tjera, zt Gjeloshaj edhe në New York, të shtunën, me datën 4 Shkurt 2023 duke filluar nga ora 7pm në sallën e Restorantit Tesoro Ditalia do të mbaj takim me diasporën tonë të përqendruar në treshtetëshin NY, NJ dhe CT nëe prag të zgjedhjeve për komunën e Tuzit
Ftojmë të gjithë diasporën shqiptare në New York me rrethe te marrin pjese ne ketë takim./ Plava e Gucia Sot