Më pak të vaksinuar në Guci , Petnjicë dhe Tuz

Mali i Zi është i katërti në rajon për nga numri i dozave të dhëna për 100 banorë, në Evropë ne nuk jemi as ndër 30 vendet e para.

Komunat e Gucisë , Petnjicës  dhe Tuzit regjistrojnë numrin më të ulët të vaksinuar kundër koronavirusit në raport me numrin e banorëve.

Kështu kanë deklaruar për “Vijesti” nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), kur u pyet në lidhje me mbulimin e popullatës së vaksinuar në komunat e Malit të Zi.

“Sipas të dhënave që azhurnohen çdo ditë në regjistrin e imunizimit, rajoni jugor, qendror dhe pjesa veriore kanë një mbulim shumë të mirë të popullatës së vaksinuar, kështu që ato janë ndër komunat që aktualisht regjistrojnë numrin më të lartë të dozave në raport me  popullsinë  Si:  Kotorri, Kollashini, Cetina  . Tivati , Herceg Novi, Mojkovaci , Podgorica dhe Budva “, vuri në dukje ISHP.

Sipas të dhënave të siguruara  nga “Vijesti” nga ISHP kanë thënë se  nuk ka dallime të konsiderueshme në strukturën gjinore të atyre të vaksinuar. Ata pretendojnë se rreth 53% e të vaksinuarve janë gra, dhe rreth 47 % janë burra.

Deri dje, mbi 30% e popullsisë së rritur morën dozën e parë të vaksinës së koronavirusit, ndërsa 106.948 qytetarë u rivaksinuan.