Mërgimtarët shqiptarë në Gjermani protestojnë kundër Asociacionit (Video)

Mërgimtarë shqiptarë në Gjermani kanë protestuar, të shtunën, kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Protesta është organizuar nga aktivistë e shoqatave të bashkatdhetarëve, ndërsa është përkrahur edhe nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani.
“Kundër bosnjizimit të Kosovës”, “Vuçiq-Putin”, “Vuçiqi e do edhe një luftë në Evropë”, “Jo
Asociacionit” e “Jo ndarjes etnike”, ishin disa nga pankartat protestuese në Berlin.

“Ne, mërgata shqiptare në Gjermani jemi mbledhur për të ngritur zërin kundër agresionit të Serbisë ndaj Kosovës. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Serbia në bashkëpunim me Rusinë synon destabilizimin e Ballkanit”, ka thënë një nga protestueset.

Sipas tyre, me planin për Asociacion, Serbia po ndjek qëllimin e ndarjes së shoqërisë kosovare mbi baza etnike.