Në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes së re për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në vazhdën e sukseseve të Qeverisë Haradinaj, në prezencën e deputetëve të parlamentit të Kosovës, që vijn nga Komuna e Deçani dhe të kryetarit të Komunës, u nënshkrua kontrata për fillimin e punimeve në rrugën Deçan – Plavë, e cila do të financohet me rreth 12 milion euro.
Kjo rrugë do të përafroj edhe me tepër shqiptarët që jetojnë në të dyja anët e kufirit, do të lidhë dy shtetet tona, Kosovën dhe Malin e Zi, por mbi të gjitha do të ndikojë në zhvillimin e turizmit si një arterie ndër më kryesoret për Deçanin.
Duke i uruar qytetarët e Deçanit për ketë zhvillim pozitiv, deshirojë të themë se, Qeveria Haradinaj është e interesuar që të investojë në infrastrukturën rrugore në të gjithë vendin, gjithnjë duke u bazuar në nevojën e qytetarëve por edhe në strategjinë tonë për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit thuhet ne njoftimin e Ministrit Lekaj te publikuar ne llogarinë e ti ne facebook .