TIKA DHURON DONACION NË VLERË 43.500 EURO PËR SHËRBIMIN E MBROJTJES DHE SHPËTIMIT NË GUCI

Përfaqësuesit e TIKA-s në vizitë Komunës së Gucisë

Sot në vizitë zyrtare në Guci kanë qëndruar përfaqësuesit e Agjensionit turk për bashkëpunim ndërkombëtar dhe koordinim TIKA në Mal të Zi, z. Ahmet Altun, koordinatori kryesor z. Merdan Krliq, shefi i zyrës dhe ndihmës koordinatori i TIKA-s për Mal të Zi.

Mirëseardhjen në emër të Komunës së Gucisë u kanë shprehur kryetarja e komunës znj. Anela Çekiq, nënkryetari Huso Brdakiq, kryetari i kuvendit Xhenadin Radonçiq, me një mikpritje të ngrohtë kanë hapur diskutimin në kabinetin e kryetares duke i njoftuar me gjendjen aktuale të komunës së Gucisë dhe me sfidat që ndeshet komuna e Gucisë.

Gjatë takimit është diskutuar se në cilat sfera TIKA mundet ti ndihmojë komunës së Gucisë. Në diskutim është thënë që të bëhen projekte konkrete nga sfera e bujqësisë të cilat me përkrahjen e TIKES do të kontribuonin edhe në punësimin e banorëve të kësaj zone.

Arsyeja kryesore e vizitës së sotme në Guci është pikërisht donacioni i organizatës për komunën e Gucisë në vlerë prej 43.500 Euro për Shërbimin e mbrojtjes dhe shpëtimit. Për këtë projekt është diskutuar dhe premtuar që prej takimit të udhëheqësisë së Gucisë me TIKA-n në fillim të korrikut të vitit të kaluar ku kanë marrë pjesë kryetarja Anela Çekiq dhe nënkryetari Huso Brdakiq. Siç ka theksuar koordinatori Ahmet Altun se nga Ankaraja ka ardhur përgjigjja pozitive në lidhje me këtë projekt dhe së shpejti do të transferohen pajisjet dhe do i dorëzohen Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit në Guci.

TIKA deri tani ka realizuar projekte të ndryshme pothuajse në të gjitha komunat e Malit të Zi dhe qëllimi jonë është që të përfshihen sa më shumë shfrytëzues dhe të zgjedhim rastet më urgjente me të cilat takohen qytetarët e MZ, ka theksuar koordinatori Altun. Gjithashtu koordinatori ka rikujtuar se Komuna e Gucisë mund të presin përkrahjen e tyre edhe në disa projekte tjera infrastrukturore dhe materiale.

Koordinatori i TIKA-s me bashkëpunëtorë do të vizitoj Gucinë edhe gjatë dorëzimimit të paisjeve për Shërbim shpëtimin.

Kryetarja Çekiq përfaqësuesve të TIKA-s u është falënderuar përzemërsisht dhe ka shprehur se pikërisht ky donacion i rëndësishëm për ne le të jetë edhe një fillim i mbarë i bashkëpunimit tonë.

 

 

Përfaqësuesit e TIKA-s në vizitë Komunës së Gucisë