Tashmë të gjithë e njohin bukuroshen e bjeshkëve të Martinajve të Plavës dhe Gucisë zonjushen Miss Dita Balidemaj. E cila krahas studimeve ajo është një promovuese e traditave tona të pashoqe. I gjithi ky rugëtim filloi në vitin 2023 ku dita ishte pëfaqësuese e Martinajve të Plavë – Gucisë në spektaklin “Logu i Bjeshkëve” ose siç quhet ndryshe Miss Bjeshka, eveniment i cili zhvillohet në Perdelec të Kelmendit, bukuroshja e Martinajve mbante me krenari veshjen tradicionale të Plavë-Gucisë, ku dhe u vërejt hijeshia dhe bukuria e kësaj vajze e cila u zgjodh nga juria “Shtojzovallja e Bjeshkëve 2023” e nga këtu Dita e veshur me veshjen e parardhësve të saj Xhubletën Malsore, u zgjoll Miss Malsia me Xhubletë në Tuz.

Më pas bukuroshja u bë pjesë e videoklipeve të ndryshme dhe koncerteve në Kastrat të Malësisë së Madhe, ku nën organizimin e Pal Qarraj sëbashku me pjestarët e tjetë vazhdon të jetë figura grupit të valleve “Tradita Kastrat”

E gjithë kjo hijeshi e pastër u vërejt nga piktorja e mirënjohur Brilantina Lekaj e cila e zgjodhi Ditën si figurante të pikturës që do të përfaqësojë Xhubletën autentike të Malësisë në atelietë më të njohura të Globit.

E tashmë kjo Pikturë është përfunduar dhe po elektrizon rrjetin me këtë bukuri dhe hijeshi, që u punua me mjeshtëri dhe përpikmëri nga piktorja e traditës Brilantina Lekaj. Xhubleta origjinale nga koleksioni i “Arka e Kelmendit” e cila drejtohet nga Zotit Sebi Tinaj.

Ne falenderojmë Missin e dy fashave dhe kurorës së bukurisë Dita Balidemaj, gjithashtu suksese dhe për piktoren e traditës Brilantina Lekaj, promotorit të xhubletës Sebi Tinaj dhe mbarë stafit që realizoi një projekt kaq madhështor.
Nga /Pal Qarraj./PortaliShqiptar.online