MONOGRAFI E PLOTË PËR JETËN E VEPRIMTARINË ATDHETARE TË HASAN FERRIT

Doli nga shtypi libri “HASAN JAKUP FERRI- një jetë për atdhe” i autorit Prof.Dr.Ramiz Abdyli.
Hasani Ferri (1860-1946) ishte djali më i madh i heroit kombëtar Jakup Ferri (dhe vëllai i trimave: Mehmedit-Medit, Aganit-Agut, Omerit dhe Eminit) i cili njihet si organizator i mbrojtjes së Plavë e Gucißë dhe mbarë trojeve shqiptare prej vitit 1880 e deri më 1938.
Ka marre pjesë në lëvizjen e Lidhjes se Prizrenit bashkë me të jatin Jakupin e pas rrenies së tij në Nokshiq e mori rolin e udheheqjes së mbrojtjes së trojeve shqiptare nga turqit, malazezët e madje ua ” kthente pushken” edhe fuqive të mëdha.
Ishte nder themeluesit e “Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës”, pjesëmarrës i Kuvendit të Junikut, Luftës së Koplikut e shumë ngjarjeve të rëndësishme historike ndërsa më mbresëlënëse ishte dëbimi i ushtrisë malazeze nga Çakorri dhe nga maja Shejtan Tepe nga vullnetarët shqiptarë nën udhëheqjen e tij e mbrojtja e këtyre pikave strategjike dhe ndërtimi i kullës dykatëshe të Ferrajve në Çakorr në vitin 1907, e cila shërbente si karakoll dhe mbeti simbol i rrezistencës dhe i qëndresës deri në vitin 1944 kur u rrënua nga partizanët.
Veprimtarinë atdhetare të Hasan Ferrit e kishin vazhduar :Ramazan Ferri, Rizai, Shemsi, Hilmi e mjaft pjesëtarë të tjerë të derës së Ferrajve deri në vitin 1944.

/Plava e Gucia Sot