Nata e Flamurit në SHBA: Një Mbrëmje Magjike për Komunitetin e Plavë-Gucisë 

Shoqata Plavë-Guciase në SHBA, Fondacioni Plavë-Guc (FPG) vazhdonë misionin e saj të veçantë për organizimin dhe bashkimin e komunitetit tonë, duke sjellë mbrëmjen madhështore të Festës së Flamurit.

Në një prononcim, FPG shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë pjesëmarrësit dhe donatorët, të cilët me përkrahjen e tyre bënë të mundur që “Nata e Flamurit” të jetë një ngjarje e paharrueshme. Aktivistët e shoqatës përkushtuan energji të jashtëzakonshme, duke garantuar realizimin e një mbrëmjeje të shkëlqyer për komunitetin.

Këngëtari i njohur, Taulant Baraliu, i ardhur enkas nga Kosova, krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme me zërin dhe performancën e tij, duke i dhënë ngjyrë dhe emocion mbrëmjes. Të gjithë pjesëmarrësit, të bashkuar në një atmosferë krenarie dhe gëzimi, përjetuan një festë të vërtetë të flamurit, duke kënduar për vendin, heronjtë dhe rinisë së vendlindjes.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë donatorët që kontribuan në organizimin e kësaj mbrëmjeje të mrekullueshme, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit, të cilët me energjinë dhe entuziazmin e tyre bënë që festa të jetë e paharrueshme.

Atmosfera me këngë, valle, flamuj, drita dhe dekorime të bukura krijoi një natë magjike që do të mbahet gjatë në kujtesën e komunitetit tonë. Së bashku, tregojmë dashurinë tonë për vendin dhe për komunitetin Plavë-Guc!