Vlerësimet për Plazhin e Pasqyrave në Sarandë nuk kanë të ndalur.
Pasi pak kohë më parë u rendit plazhi me ngjyrën më blu në botë nga “CV Villas”, një nga agjencitë më të mëdha turistike këtë herë “National Geographic” e ka renditur mes gjashtë plazheve më të mira sekrete të Evropës, mes të cilave është përfshirë edhe plazhi i Pasqyrave.
Rrjeti televiziv amerikan shkruan se i gjithë bregdetin jugor i Shqipërisë ka plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra të pastër kristal, por Plazhi i Pasqyrave është padyshim më i miri.
Në këtë artikull theksohet se ky plazh mbetet një sekret aq i madh sa turistët do të kenë privatësinë që ata do të kërkojnë, por edhe qetësinë edhe në muajt e pikut të verës.
Pika turistike më e afërt në këtë plazh është Ksamili, i cili është gati katër milje larg.
Në vitet e fundit, kjo perlë e bregdetit shqiptar është zbuluar edhe nga turistët e huaj. Por tan nuk ka më “sekrete”, sepse e gjithë bota e di se ku ndodhet destinacioni më mahnitës dhe kjo edhe falë këtyre shkrimeve promovuese nga mediat më prestigjioze në botë.