NË AKADEMINË E SHKENCAVE DHE TË ARTEVE TË KOSOVËS IU DHA LAMTUMIRA E FUNDIT AKADEMIK REXHEP FERRIT

Sot, duke filluar nga ora 11:00, në ambientet e ASHAK në Prishtinë u zhvillua ceremonia e homazheve kushtuar akademikut të ndjerë Rexhep Ferrit.
Mbledhjen komemorative e hapi Kryetari i ASHAK, Akademik Mehmet Kraja, pas të cilit një fjalë rasti e mbajti Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Në vazhdim për jetën dhe veprën e Rexhep Ferrit foli Akademik Eqrem Basha, ndërsa në emër të familjes Ferri, të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi për pjesëmarrje dhe ngushëllime Prof. dr. Naser Ferri.
Ne kete mbledhje komemorative ishin prezent edhe Ambasadori i Shqiperise zt.Petrit Malaj si dhe ministrat e Qeverise se Kosoves zt.Liburn Aliu dhe Petrit Çeku.
Ceremonia e varrimit, në të cilën, përkundër vapës së madhe, morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga Prishtina dhe qytete të tjera, u krye nga ora 13:00 në varrezat e Arbërisë (Dragodan).
Pamja për akademikun e ndjerë do të mbahet nga nesër, e shtune më 8 qershor, deri te henen më 10 qershor nga ora 9:00 deri në 17 : 00 në hotelin Sirius, Rruga Agim Ramadani në Prishtinë.