Në spitalin e përgjithshëm në Beranë janë të shtruar 44 pacient Covid pozitiv , prej të cilëve 10 janë në gjendje të rëndë klinike. Siç është kumtuar nga ky institucion shëndetësore , 4 pacientë janë vendosur në ventilimin jo invaziv.
Sipas të dhënave të fundit të Institutit për shëndetin publikë të Malit të Zi, në Beranë aktualisht janë 473 raste të infektimit me korona virusin e ri. Nga ana tjetër në Qendrën Klinike të Malit të Zi, aktualisht janë të shtruar 34 pacientë të infektuar me Covid 19, 8 prej të cilëve janë në rrezik për jetën. Siç është kumtuar nga ky institucion shëndetësor, një pacientë është i intubuar në ventilimin mekanik, kurse 5 të tjerë në ventilimin jo invaziv. Dy të tjerë, siç është kumtuar janë kyçur në doza të larta të mbështetjes oksigjenike, thuhet në kumtesë.