ËSHTË MBAJTUR TUBIMI I PALAJMËRUAR I LËVIZJES ÇETNIKE,
Në fshatin Gornje Zaostro afër Beranes është mbajtur tubimi i palajmēruar tek organet kompetente i Lëvizjes çetnike dhe pjesëmarrësit e këtij tubimi janë shoqëruar në polici-shkruan sot gazeta Pobjeda e Podgoricës.
Fshati Gornje Zaostro është i njohur për publikun si vend ku gjate Luftës së Dztë Botërore gjendej shtabi i komandantit çetnik Pavlle Gjurishiq
Para tre vitesh nga ana e disa partive politike proserbe ishte kërkuar ngritja e përmendorës Gjurishiqit në këtë fshat e madje ishte punuar edhe bazamenti për përmendore por pas intervenimit të organeve kompetente shtetërore ishte ndaluar ngritja e permendorës këtij krimineli të luftës- njofton gazeta Pobjeda