Nē lagjen Tallum të Beranës: SHKRUHEN PARRULLA FYESE NDAJ BOSHNJAKVE

Menjëherë pas ndalimit të tubimit të Lëvizjes së çetnikëve në fshatin Gornje Zaostro në lagjen Tallum të qytetit të Beranës të banuar kryesisht me popullatë boshnjake nëpër mure të shtëpive janë shkruar parlla fyese e kērcënuese me shkrim cirilik “Jebem li vam majku tursku”(Ua qifsha nënën turke”) r të ngjashme me qëll8m të frikësimit të boshnjakëve -shkruan gazeta Vijesti.

Këtë lajm e kanë transmetuar edhe mediat serbe pa dyshim me qellim të mbjedhjes se frikës dhe psikozes në mesin e banorëve mysliman të Beranës dhe Bihorit të cilët i kanë përjetuar dhe ende nuk i kanë harruar masakrat e përgjakshme të civilëve  posaçerisht grave e femijëve (të cilët pos tjerash edhe i kanë pjekur në hell) nga çetnikët e Pavle Gjurishiqit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe një pjesë tyre shpëtimin e kanë gjetur në Kosovë.Këto sjellje bëhën qëllimisht para zgjedhjeve të cilat po afrohen.