Nga sonte, banorëve të komunës së Gucisë u ndalohet dalja nga objektet e banimit nga 18 deri në 5 të mëngjesit.
Masat e reja të TKN për këtë komunë përfshijnë edhe ndalimin e punës së kafeneve, bareve, restoranteve, si dhe ndalimin e trafikut publik dhe udhëtarëve nga dhe në komunë, përveç emergjencave dhe aktiviteteve të rregullta të punës.