Prishtinë 21 Mars 2018
“Komiteti i Kosovës dhe kryengritja e Plavës e Gucisë”
Në këtë tryeze shkencore që zhvilloj punimet sot në Prishtinë morën pjesë 10 pjesëmarrës shkencëtar të mirënjohur dhe njohës të mirë të ngjarjeve të kohës së Komitetit Mbrojtja e Kosovës 1918-2018.
Kumtesa kryesore kishte të bënte “Komiteti i Kosovës dhe kryengritja e Plavës e Gucisë” të cilën e prezantoj Dr.Lush Culaj nga Instituti Albanologjik i Prishtinës i cili theksoi në veçanti rolin e Hasan Ferrit dhe të parisë së Plavë e Gucisë në mbrojtjen e kësaj treve pas tërheqjes së ushtrisë Austro-Hungareze nga Plavë Gucia në vitin 1918.
Po ashtu theks të veçantë ju kushtua masakrës e serbo-malazezëve të vitit 1919 ndaj shqiptarëve të Plavë e Gucisë ku u masakruan mbi 700 burra, gra e fëmijë, roli e plave gucasëve në mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare deri në vitin 1943 respektivisht gjer në themelimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe pas kësaj.
Kumtesat nga kjo tryezë shkencore do i publikojmë ne ditët ne vijim. /Plava e Gucia Sot