NË SHTËPINË E KULTURËS NË VUTHAJ FILLOJ VENDOSJA E FOTOVE TË FIGURAVE MË EMINENTE TË PLAVË E GUCISË

Sot në ndërtesën e Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj  filloj vendosja e fotografive të personaliteteve më eminentë të Plavë Gucisë si tërësi  dhe me theks  të veçantë në  fshatin Vuthaj , si vendbanim shqiptar ky i cili botës  shqiptare i dhuroj shumë në çdo fushë  të jetës gjatë peridhave të ndryshme të historisë.

Është kjo një vazhdimësi e kontributit dhe realizim i premtimit të Këshillit për Ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj  me veprimtari në New York. Siç dihet,  dy vite më parë me nismën e këtij Këshilli i përberë nga vuthjanë  të shquar në diasporë  u ndërtua, u mobilua dhe u kompletua tërësisht ky objekt kulturor me një rendësi të veçantë për fshatin Vuthaj sot dhe për te kaluarën e tij..

Njëherit është ky vetëm fillimi i pasurimit të muzeut të fshatit dhe të  bibliotekës së ardhshme të  tij që do të  jetësohen hap pas hapi.

Çdo bashkëpunimi dhe secili kontribut në këtë drejtim është i mirëpritur. Të gjithë bashkëpunëtorët dhe kontribuuesit i falënderojmë paraprakisht.

/Plava e Gucia Sot

8 Janar 2019


plavaeguciasot.com