Ulqin 13 Maj 2018
Siç mëson Malësia.ME në kuvendin e KKSH-së që u mbajt me 13 Maj 2018 ishte “luftë” e ashpër në mes dy taboreve, në njërën anë ishin koalicioni ASH, Forca dhe intelektualet e pavarur, ndërsa në anën tjetër koalicioni LDSH, UDSH dhe PD.
ASH, Forca dhe intelektualet e pavarur dolëm bindshëm me më së shumti vota dhe fituan 16 anëtar në KKSH.
KKSH ka 32 anëtar dhe përpos 16 anëtarëve të zgjedhur në Kuvendin elektoral 16 të tjerë janë me automatizëm në bazë të funksionit politik, ku përfshihen deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, kryetarët e komunave dhe kryetarët e kuvendeve të komunave, kryetarët e partive të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi dhe kuvendin e komunës nga radhët e shqiptarëve.
Anëtarë të KKSH-së janë zgjedhur:
1. Abaz Hoxha |
2. Adriana Hoxha |
3. Agron Dushaj |
4. Edita Nimanbegu |
5. Faik Nika |
6. Iber Hoti |
7. Ilir Llazorja |
8. Jeta Hasangjekaj |
9. Lindon Gjelaj |
10. Mefit Tela |
11. Nail Draga |
12. Nik Gjeloshaj |
13. Qan Osmani |
14. Ruzhdi Liuka |
15. Tahir Tahiri |
16. Vasel Sinishtaj |