Historiku i fshatit Shestan dhe mbrojtja e shqiptarisë ndërshekuj

Xheladin Zeneli, Maj 2018

Shestani është vendbanim në krahinën ( trevën) e Krajës dhe si territor etno-gjeografiki i takon regjionit të Shkodrës dhe si e tillë historikisht është banuar dhe gjithënjë banohet me popullsi autoktone shqiptare .Me vendimet famëkeqe të Fuqive të Mëdha të kohës, në fillim të shekullit XX, kjo trevë mbetet jashtë territorrit të Shqipërisë londineze ku sot është pjesë administrative e Komunës së Tivarit në Mal të Zi.

 

Si rrezulltat i papërspektivës dhe mos interesimit të pushtetit (apo pushteteve sllavo-malazeze) për zhvillimin ekonomik të këtij vendbanimi , Shestani është pothuajse krejtësisht i zbrazur sot, pasi që banorët e tij janë shpërngulur në vende të ndryshme, si në vendet përendimore,por edhe drejt qendrave urbane ,në Ulqin dhe Tivar. Shpërgulja më e madhe e shestanasëve ka ndodhur në vitin 1726-1733 drejtë Zarës në Kroaci, ku edhe pas afër tre shekujve ata gjithënjë kultivojnë kulturën e traditën e tyre si dhe mbajnë gjallë gjuhën e vjetër shqipe .Në mbarë botën shqiptare ata njihen si Arbëreshët e Zarës.

 

Një ndër fshatrat më të njohura të Shestanit është Brisku, i cili ka një histori të veçantë për popullin shqiptar pasi që aty ka lindur Gjon Buzuku,ku dhe ka shkruar “Meshari-n” e tij, pra librin më të vjetër të publikuar në gjuhën shqipe.

 

Gjatë periudhave të ndryshme sllavo-malezeze,banorët shqiptarë të Shestanit kanë qenë të nënshtruar një asimilimi dhe çkombëtarizimi të paparë nga regjimet dhe pushtuesit e ndryshëm,prandaj sot vetëm një numër i vogël i tyre kanë arritur të ruajnë identitetin e vet kombëtar.

 

Falë punës dhe veprimtarisë së Grupit Folklorik “Buzuku”,nga Ulqini(,e cila mban emrin e figurës së Gjon Buzukut) , po vazhdohet të ruhet dhe kultivohet gjithënjë veshjet (kostumet) shumë të bukura popullore si dëshmi e lashtësisë dhe autoktonisë iliro-shqiptare të kësaj treve, si dhe këngët e folklori shqiptar si pjesë e artit , kulturës dhe trashëgimisë tonë të përgjithëshme kombëtare.

Në këtë video të shkurt,( si dhe disa fotografi) pjesëtarët e Grupit Folklorik “Buzuku” duke interpretuar dhe kënduar një valle me motive të Shestanit në New York në vitin 2015 me ç’rast ishin të ftuar nga Shoqata “Ana e Malit” me seli në NY, për të marrë pjesë në manifestimet që u organizuan për nderë të 28 Nëntorit-Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.