Shqiptarët në Plavë Guci dhe gjithandej globit janë mobilizuar për ti dal ne ndihme bashkevendasit te tyre, intelektualit te ri te trevës tone Dr Arber Binak Ulaj. Pas aksionit te fuqishëm ne përkrahje te Arberit qe ka filluar ne SHBA edhe ne vendlindje disa aktivist te dalluar te trevës tone kanë ndërmarr një nisme për tubimin e mjeteve financiare për te përkrahur trajtimin mjekësor te Dr Arbrit .
Kështu sot ne Guci një numër I madh I bashkëvendasve tone u solidarizuan me këtë fushat dhe tubuan mjete për ti dal ne ndihmë Arberit dhe familjes se ti.
Perndrysh Dr. Arbër Binak Ulaj që është në moshën 37 vjeçare ka katër muaj që është duke u ballafaquar me një sëmundje të rrezikshme të quajtur Encefalitis Autoimun. Sipas mendimit të mjekëve që janë duke e trajtuar, Arbëri ka nevojë për mjekim urgjent dhe të domosdoshëm jashtë shtetit. Gjendja shëndetësore e tij është në përkeqësim e sipër dhe çdo vonësë intervenimi mund të jetë tragjikë.