Kryeministri Edi Rama së bashku me homologun malazez, Dushko Markoviq, kanë mbajtur një konferncë për shtyp pas mbarimit të mbledhjes midis dy qeverive.
Gjatë deklaratës për media kryeministri Rama ka zbardhur detajet e marrëveshjes së arritur midis dy vendeve ku tha se gjatë mbledhjes firmosëm hapjen e një pike të përbashkët doganore në Zogaj dhe së shpejti do të hapim një pikë tjetër të përbashkët doganore.
“Firmosëm hapjen e pikës së përbashkët doganore në Zogaj.
Së shpejti do hapim një pikë tjetër të përbashkët doganore.
Krenarë për kontributin në pranimin e Malit të Zi në NATO”,- tha Rama.
Ndërkaq Rama ka theksuar se shumë shpejti, dy vendet ballkanike do nisin përgatitjen për fillimin e punimeve të autostradës së kaltër, apo siç njihet ndryshe “Autostrada Adriatiko-Joniane”.
“Mbetemi shumë të lidhur për të konkretizuar programet për procesin e Berlinit.
Do nisim përgatitjet për autostradën e kaltër, apo Adriatiko-Joniano, që përfshin Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Për të avancuar procesin e lehtësimeve tregtare. Kompanitë që janë të interesuara të lehtësojnë procedurat e kalimit.
Së shpejti do hapim një tjetër pikë doganore. Unë jam shumë besimplotë që me Malin e Zi do të bëjmë progres të shpejtë dhe të qëndrueshëm.
Siç e theksova, është një fqinjësi pa asnjë hije, pa asnjë çështje të hapur, por e garantuar nga pakicat përkatëse. Më vjen mirë që me vëllezërit tanë në Malin e Zi, kemi mirëkuptim”– tha Rama
Ndërkohë kryeministri i Malit të Zi Markoviq tha se takimi i sotëm konfirmoi lidhjen tonë historike.
“Mbledhjen e kishte si objektiv jo vetëm të vërtetonte marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, por edhe të kishte një përfundim.
Mali i Zi dhe Shqipëria, historikisht kanë patur marrëdhënie të mira. Mali i Zi dhe Shqipëria, s’kanë patur probleme mes tyre. Jeta e qytetarëve duhet të bëhet më e mirë. Siç tha dhe Rama, kemi nënshkruar disa marrëveshje.
Këto nuk janë vetëm përkushtime, janë hapa konkretë, jo objektive. Pra raportet tona ndërshtetërore i shndërrojmë në marrëdhënie të përbashkëta. Me kapacitetet që kemi do ndihmojmë Shqipërinë.
Përvoja jonë me negociatat, është në dispozicion. Nuk jemi të kënaqur ti hapë negociatat në 2019, donim të hapeshin këtë vit. Si politikan pragmatik shohim të ardhmen dhe do rekuperojmë”, tha Markoviq .