Ditën e hënë, më 27 shkurt do të zhvillohet mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, e cila do të mbahet në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU), në rrugën Rista Stijovića 5, në Podgoricë.
Ndërkaq lidhur me ketë mbledhje të përbashkët, kryeministri I Malit te Zi , Abazoviq bëri edhe një postim në rrjetin social Facebook ku thekso se gjithçka është gati për mbledhjen e përbashkët të të dy Qeverive.